Trump refuzon faljen për video fyese me Obamën

Publikoi videon e Obamave / Trump nuk kërkon falje: “Pashë fillimin, jo pjesën ofenduese”

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka kërkuar falje pas publikimit dhe më pas fshirjes së një videoje me përmbajtje fyese nga llogaria e tij në rrjetet sociale. Në videon e kontestuar, ish-presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama shfaqeshin në një mënyrë ofenduese.

Trump deklaroi se i kishte kërkuar stafit të tij të publikonte videon, por nuk kishte parë pjesën e fundit, e cila u konsiderua ofenduese. Ai refuzoi të kërkonte falje. Publikimi i videos u cilësua si raciste dhe shkaktoi kritika të ashpra.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë e mbrojti videon, por më pas e fshiu, duke bërë të ditur se një anëtar i stafit ishte përgjegjës për postimin. Në fund të videos, për dy sekonda, fytyrat e Obamave u vendosën mbi trupa të ngjashëm me ata të majmunëve, me sfond xhunglën. Ky detaj shkaktoi reagime të forta për mesazhin dhe përmbajtjen e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Trump publikon materiale të tilla. Vitin e kaluar, ai kishte postuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Barack Obama arrestohej në Zyrën Ovale dhe qëndronte pas hekurave me kostum portokalli.

Scroll to Top