Trump-Ronaldo: Bisedë & Falënderim në Shtëpinë e Bardhë

“Nuk ka më të mirë se ai!”/ Trump zbulon detaje nga biseda telefonike me Cristiano Ronaldon: Më falenderoi për…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cristiano Ronaldon. Në një postim në platformën Truth Social, ai ka dhënë detaje nga biseda me superyllin portugez të futbollit, duke e cilësuar atë “një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person”.

Postimi:

“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!”

Muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale. Ylli portugez ishte pjesë e delegacionit saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan. Gjatë vizitës, Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, u shoqëruan personalisht nga Trump nëpër ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke parë korridoret e zbukuruara me portrete të figurave historike dhe piktura me korniza ari. Turi përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe bëri fotografi me ta.

Scroll to Top