Trump: Samiti i Alaskës hap derën për takim të ri me Putinin
Presidenti i SHBA-së: Samiti i Alaskës krijoi kushtet për një takim të ri me Putinin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mendon se samiti Rusi-SHBA në Anchorage të Alaskës ka krijuar mundësinë për një takim të ri me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili mund të zhvillohet në Hungari. Këtë deklaratë, udhëheqësi amerikan e bëri gjatë një bisede me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nëse besonte se një takim i ardhshëm do të rezultonte ndryshe nga samiti i Alaskës, Trump u shpreh: “Unë mendoj se Alaska krijoi kushtet për një takim të ri. Nuk zgjati shumë, por krijoi kushtet.”