Trump: SHBA-të janë gati të mbrojnë ushtarakisht bazën në ishullin Diego Garcia
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar për veprime ushtarake në rast se kërcënohet ekzistenca e bazës amerikane në ishullin Diego Garcia, pjesë e Mauritiusit.
Trump e bëri të ditur këtë në rrjetin social “X”, pas një bisede me kryeministrin britanik Keir Starmer. Ai shkroi:
“E kuptoj që marrëveshja e arritur nga Kryeministri Starmer është, sipas mendimit të shumë njerëzve, marrëveshja më e mirë e mundshme. Megjithatë, nëse qiraja ndërpritet ndonjëherë në të ardhmen, ose nëse dikush kërcënon ose rrezikon operacionet dhe forcat amerikane në bazën tonë, unë rezervoj të drejtën për të siguruar ushtarakisht dhe për të përforcuar praninë amerikane në Diego Garcia.”
Trump theksoi se kjo bazë e madhe ushtarake amerikane, me rëndësi strategjike dhe e vendosur në qendër të Oqeanit Indian, është jetike për sigurinë kombëtare të vendit të tij.
Duhet theksuar se Ishulli Diego Garcia është pjesë e Arkipelagut Chagos. Në maj të vitit 2025, Britania e Madhe ia transferoi zyrtarisht sovranitetin mbi këtë arkipelag, të vendosur në Oqeanin Indian, Mauritiusit.
