Trump: Po shqyrtoj mundësinë për një sulm të kufizuar ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se po shqyrton mundësinë e një sulmi të kufizuar ushtarak ndaj Iranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë shtuar ditët e fundit.
Kur u pyet nga gazetarët gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë nëse një goditje e tillë ishte në diskutim, Trump u përgjigj se po.
“Mund të them se e konsideroj atë”,-tha Trump.
Kjo deklaratë vjen pas kërcënimeve të Trump-it se do të përdorë forcën ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje në bisedimet dypalëshe për programin bërthamor të Iranit. Teherani ka thënë se nuk kërkon luftë, por në rast sulmi do të përgjigjet fuqishëm.
