Trump shkarkon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Noem

Largimi i parë: Trump shkarkon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Donald Trump ka njoftuar shkarkimin e Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristie Noem, dhe emërimin e senatorit republikan të Oklahomës, Markwayne Mullin, në këtë detyrë.

Noem ishte përballur me kritika të ashpra për politikat e saj të imigracionit dhe mënyrën e menaxhimit të katastrofave. Njoftimi për shkarkimin u bë të enjten përmes mediave sociale, dy ditë pasi Noem pati debat me anëtarë të Kongresit nga të dy partitë, Republikane dhe Demokratike.

Trump tha se do ta emëronte Noem si “të dërguar të posaçme për sigurimin e Amerikës”, një iniciativë e re sigurie e fokusuar në hemisferën perëndimore.

Noem është sekretarja e parë që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump. Largimi i saj vjen pas një periudhe të trazuar, të karakterizuar nga politikat e saj të zbatimit të ligjit për imigracionin, të cilat kanë shkaktuar protesta dhe padi.

Ish-guvernatorja e Dakotës së Jugut është kritikuar veçanërisht për mënyrën se si e trajtoi goditjen kundër imigracionit dhe reagimin e departamentit të saj ndaj vrasjeve të dy protestuesve në Minneapolis nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ajo ka marrë kritika edhe për menaxhimin e miliarda dollarëve të alokuar nga Kongresi për departamentin e saj.

Zhgënjimet për zbatimin e politikave të ashpra të imigracionit të Trump, sidomos pas tragjedisë në Minneapolis, si dhe trajtimi i fatkeqësive natyrore nga ana e saj, kanë kontribuar në rënien e saj.

Gjatë seancave dëgjimore në Kongres këtë javë, ajo u kritikua ashpër nga demokratët dhe disa republikanë për mënyrën se si e trajtoi situatën. Përveç çështjeve të imigracionit, Noem është kritikuar edhe nga republikanët për ritmin e miratimit të financimeve emergjente përmes Agjencisë Federale të Menaxhimit të Fatkeqësive (FEMA), si dhe për reagimin e përgjithshëm të administratës Trump ndaj fatkeqësive natyrore.

Mullin do të duhet të konfirmohet nga Senati, por sipas ligjit federal që rregullon vendet e lira të punës në degën ekzekutive, ai mund të shërbejë si sekretar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare derisa të përfundojë procesi i konfirmimit të tij.

Scroll to Top