Trump shpërfill Kongresin, operacionet kundër Iranit

Përfundon sot afati 60-ditor; kërkohet miratimi i Kongresit për operacionet në Iran

Sot përfundon afati 60-ditor, i cili detyron presidentin amerikan Donald Trump të marrë miratimin e Kongresit për vijimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend ta respektojë këtë kërkesë ligjore.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Një ligj i vitit 1973 i lejon presidentit të ndërmarrë veprime ushtarake emergjente, por e detyron që brenda 60 ditësh të kërkojë miratim, t’i ndërpresë operacionet ose të kërkojë një shtyrje 30-ditore.

Në rastin konkret, operacionet kundër Iranit nisën më 28 shkurt dhe afati filloi dy ditë më pas, kur u njoftua Kongresi. Administrata Trump argumenton se armëpushimi i arritur më 8 prill e ka “pezulluar” këtë afat. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi në Senat se përplasjet kanë ndalur dhe se nuk ka pasur incidente që prej 7 prillit.

Por demokratët e kundërshtojnë këtë interpretim. Kreu i tyre në Senat, Chuck Schumer, theksoi se ligji nuk mund të anashkalohet me këtë logjikë, duke paralajmëruar se rreziku për trupat amerikane mbetet dhe afati nuk “ndalet me komandë”.

Scroll to Top