Trump: Shpresoj edhe Kina të ndalojë blerjen e naftës ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kryeministri indian Narendra Modi i ka premtuar ndalimin e blerjes së naftës nga Rusia. Trump e konsideron këtë një zhvillim të rëndësishëm në zgjidhjen e tensioneve tregtare dhe diplomatike mes SHBA-së dhe Indisë.

“Modi më siguroi sot se India nuk do të blejë më naftë ruse”, ka thënë Trump nga Zyra Ovale. Ai shtoi se tani duhet të bind edhe Kinën të ndjekë të njëjtin hap.

Trump nuk ka ofruar një datë specifike për ndalimin e blerjeve, as nuk ka shpjeguar se si do të monitorohet zbatimi i këtij zotimi.

Scroll to Top