Një vit si president: Trump deklaron dashuri për Venezuelën dhe pretendon suksesin në përfundimin e luftërave.
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një konferencë për mediat, duke prezantuar arritjet e administratës së tij me një dosje në dorë. Nga Shtëpia e Bardhë, Trump theksoi se administrata e tij ka tejkaluar çdo administratë tjetër në realizimin e objektivave.
Duke diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe Venezuelën, Trump deklaroi se më parë “e urrente Venezuelën, por tani e do”. Ai shtoi: “Ne kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër deri më tani në aspektin ushtarak, në aspektin e përfundimit të luftërave. Askush nuk ka parë diçka të tillë”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti u ndal gjithashtu te politikat e emigracionit të 12 muajve të fundit.
Trump on Venezuela: An unbelievably nice woman also did a very incredible thing. We are talking to her and maybe we can get her involved in some way. Maria… Maybe we can do that. — Clash Report (@clashreport)
