Trump: Sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen, forcat tokësore?

Trump nuk përjashton dërgimin e forcave tokësore në Iran: “Vala më e madhe ende nuk ka ardhur!”

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për mediat e huaja, deklaroi se vala kryesore e sulmeve “nuk ka mbërritur akoma”. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë iranianët.

“As nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe po vjen së shpejti,” tha Trump.

Presidenti amerikan nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Iran. Për CNN, ai nënvizoi se kërcënimi bërthamor iranian ka qenë një problem i madh në rajon prej njëfarë kohe.

“Duhet kuptuar se ata jetonin nën një re të errët për vite me radhë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të kesh kurrë paqe,” tha ai.

Scroll to Top