SHBA: Trump do të takohet sot me ushtrinë që arrestoi Maduron
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg, Karolinë e Veriut, dhe do të marrin pjesë ushtarë të forcave speciale, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.
Ky lajm u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
Në fund të janarit, presidenti amerikan iu referua operacionit për kapjen e presidentit venezuelian Maduro, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA, së bashku me bashkëshorten e tij, Celia Flores.
