Trump: Ukraina mund ta fitojë luftën, por liderët urrehen

Trump: “Putini dhe Zelenski urrejnë thellësisht njëri-tjetrin”, por Ukraina “mund ta fitojë luftën”

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka “ende një punë për të bërë” kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke iu referuar në mënyrë specifike luftës Rusi-Ukrainë.

“Kemi Rusinë dhe Ukrainën, dhe mendoj se do të arrijmë të zgjidhim situatën, por është bërë e vështirë për shkak se kemi dy liderë që me të vërtetë e urrejnë njëri-tjetrin,” tha ai, duke iu referuar raportit mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt.

“Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën zgjidhjen paksa të vështirë,” nënvizoi Trump.

I pyetur nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, Trump u shpreh: “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por megjithatë mund ta fitojnë, nuk kam thënë kurrë se do ta fitonin.”

“Thashë se mund të fitojnë, çdo gjë mund të ndodhë. Lufta është diçka shumë e çuditshme, ndodhin shumë gjëra të pakëndshme,” përfundoi ish-Presidenti.

Scroll to Top