Trump, Ukrainë & BE: Takim Urgjent i Udhëheqësve Europianë

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen nesër, të shtunën, në kuadër të samitit të G20 në Johanesburg, për të diskutuar situatën në Ukrainë. Ky njoftim u bë sot nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

“Biseduam me presidentin Zelensky. Diskutuam mbi situatën aktuale dhe theksuam qartë se asgjë që lidhet me Ukrainën nuk duhet të vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës,” shkruajnë Costa dhe von der Leyen në një postim në platformën X.

Presidenti ukrainas konfirmoi se ka “informuar” von der Leyenin dhe Costan për planin e propozuar nga Trump, i cili synon t’i japë fund pushtimit rus, tashmë në vitin e katërt.

“Sa i përket hapave të ardhshëm, liderët evropianë do të mblidhen nesër në kuadër të G20, e më pas në Angola,” ku do të zhvillohet një samit BE–Bashkimi Afrikan, shtoi Ursula von der Leyen në platformën X.

Scroll to Top