Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump porosit Kushnerin dhe Witkoffin: Formoni një ekip diplomatik për negociata me Iranin
Administrata amerikane po përgatit një ekip të posaçëm për negociata me Iranin, sipas urdhrit të presidentit Donald Trump. Gazeta “Axios” raporton se të dërguarit e tij, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, janë duke punuar për formimin e këtij ekipi diplomatik.
Në ditët e fundit nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Komunikimi është zhvilluar përmes ndërmjetësve si Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar.
Sipas mediave ndërkombëtare, Egjipti dhe Katari kanë njoftuar SHBA-në dhe Izraelin se Irani është i gatshëm të nisë negociatat, por me kushte të rrepta. Nga ana tjetër, Uashingtoni ka paraqitur gjashtë kushte kryesore, të cilat përfshijnë një ndalesë pesëvjeçare të programit të raketave dhe ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit.
