Trump shpall tarifa 25% për vendet që tregtojnë me Iranin: Vendimi është përfundimtar
Donald Trump ka përshkallëzuar presionin ndaj Iranit duke njoftuar vendosjen e tarifave për vendet e treta që mbajnë marrëdhënie tregtare me Republikën Islamike.
Në një postim në platformën Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara sqaron se masa hyn në fuqi menjëherë dhe nuk i nënshtrohet asnjë negociate.
“Që tani e tutje, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo transaksion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje,” shkroi Donald Trump.
Ky qëndrim sinjalizon një ngurtësim të qartë të vijës amerikane ndaj Teheranit, duke e zhvendosur barrën e sanksioneve te vendet që zgjedhin të ruajnë marrëdhënie ekonomike me Iranin. Në thelb, Uashingtoni po përpiqet ta izolojë më tej regjimin iranian, duke u paraqitur dilema aleatëve dhe partnerëve tregtarë të SHBA-së mes protestave të mëdha kundër regjimit nga njëri skaj i Iranit në tjetrin.
Deklarata e Trump se vendimi është “përfundimtar dhe i pakthyeshëm” tregon se pala amerikane nuk ka ndërmend të lërë hapësirë për përjashtime ose devijime.
Vihet re se presidenti amerikan, me këtë postim, i referohet Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut.
