Trump: Veprime tokësore në Venezuelë kundër karteleve të drogës

Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tokësore në Venezuelë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime tokësore në Venezuelë, si pjesë e luftës kundër karteleve të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Së shpejti do të shohim veprime tokësore në Venezuelë”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje mbi natyrën ose kohën e mundshme të operacioneve.

Deri më tani, ushtria amerikane ka ndërmarrë bastisje detare kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe në ujërat pranë Amerikës së Jugut.

Deklarata e presidentit vjen mes rritjes së tensioneve me qeverinë e Nicolás Maduro-s, të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për bashkëpunim me organizata kriminale dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Scroll to Top