Trump vlerëson Ramën dhe Osmanin në Uashington

Trump: Jemi të nderuar nga prania e kryeministrit të Shqipërisë (VIDEO)

Në mbledhjen e Bordit të Paqes, të zhvilluar në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi pjesëmarrjen e liderëve ndërkombëtarë, duke u shprehur se ishte “i nderuar” nga prania e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Trump pati edhe fjalë vlerësuese për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën tha se “po bën një punë të madhe”.

“Sot jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit, i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe,” u shpreh Trump.

Scroll to Top