Trump: Xi Jinping e di pasojat e sulmit ndaj Tajvanit

Trump: Kina nuk e sulmon Tajvanin, Xi Jinping i di pasojat

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se homologu i tij kinez, Xi Jinping, “e di mirë se cilat janë pasojat” në rast se vendos të sulmojë ushtarakisht Tajvanin. Trump nuk sqaroi nëse Uashingtoni do të ndërhynte ushtarakisht për mbrojtjen e ishullit. Deklarata u bë në një intervistë për programin “60 Minutes” të CBS.

Trump theksoi se çështja e Tajvanit “nuk u diskutua fare” gjatë takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut, takimi i parë mes dy liderëve pas gjashtë vjetësh.

I pyetur nëse do të urdhëronte forcat amerikane të vepronin në rast sulmi kinez, Trump u përgjigj: “Do ta zbuloni nëse ndodh. Ai (Xi Jinping) e di përgjigjen”. Presidenti amerikan shmangu sqarime të mëtejshme, duke shtuar: “Nuk mund t’i zbuloj sekretet e mia. Pala tjetër e di.”

Sipas Trump, Xi Jinping dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë deklaruar “hapur” se “nuk do të bënin asgjë përderisa unë jam president”, pasi, siç tha ai, “janë të vetëdijshëm për pasojat”.

Scroll to Top