Shtëpia e Bardhë: Nuk është planifikuar takim Trump-Zelensky këtë javë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka bërë të ditur të martën se këtë javë nuk është planifikuar asnjë takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve Reuters, Zelensky pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit në ditët e ardhshme për të diskutuar me Trump çështje të ndjeshme lidhur me planin e propozuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zelensky ka deklaruar më herët se plani i propozuar i paqes, i cili po diskutohet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, përmban pika “të sakta” dhe se ende ka “çështje të ndjeshme” që ai do t’i trajtojë me Presidentin Trump.
“Aktualisht, pas Gjenevës, ka më pak pika, jo më shumë se 28, dhe shumë të dhëna të sakta janë përfshirë në këtë kuadër,” ka thënë Zelensky në një mesazh video të publikuar mbrëmë. “Ekipi ynë tashmë ka paraqitur pikëpamjet e tij mbi këtë plan të ri veprimesh të propozuara, dhe kjo është me të vërtetë qasja e duhur. Çështjet e ndjeshme, pikat më delikate, do t’i diskutoj me Presidentin Trump,” ka shtuar ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do të aprovohet menjëherë.
