Trump: Zgjedhjet në Venezuelë, kushtet jo të përshtatshme tani

Trump: Nuk do të ketë zgjedhje në Venezuelë brenda 30 ditësh, fillimisht duhet të normalizojmë situatën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se zgjedhje në Venezuelë nuk do të mbahen brenda 30 ditëve të ardhshme, duke theksuar nevojën për kthimin e vendit në normalitet fillimisht.

Në një intervistë për NBC, Trump u shpreh se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor. “Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë,” tha ai.

I pyetur nëse ka mundësi që zgjedhjet të mbahen pas 30 ditësh, presidenti amerikan u përgjigj prerë: “Jo, do të duhet kohë. Së pari duhet ta shërojmë vendin dhe ta kthejmë në normalitet.”

Deklaratat e Trump vijnë në mes të tensioneve të larta politike dhe krizës së thellë institucionale në Venezuelë, pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe arrestimit të ish-presidentit Nicolás Maduro. Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top