Tubim për UÇK në Tiranë, mbështetje për ish-krerët
Liria ka emër: Mbyllet tubimi për UÇK në Tiranë
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është mbyllur. Tubimi, me moton “LIRIA KA EMËR”, mblodhi figura politike nga Kosova dhe deputetë të Partisë Socialiste nga Shqipëria.
Nga sheshi “Skënderbej” mbajtën fjalime ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Në tubim ishin të pranishëm gjithashtu studentë nga Kosova, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe figura të tjera të njohura në Kosovë.