Ditë e rëndësishme për Serbinë, me planifikimin e rreth 200 tubimeve në mbështetje të serbëve në Kosovë këtë të shtunë. Këto tubime, organizuar nga Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada”, do të zhvillohen në qytete të ndryshme si Subotica, Beogradi, Novi Sadi, Kragujevci, Nishi, Kruševci, Zrenjanini dhe Kraljevo.
Një tubim është planifikuar edhe në Leskovac, qyteti ku do të luhet ndeshja me Shqipërinë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se këto protesta synojnë kundërshtimin e bllokadave dhe dhunës, si dhe ofrimin e mbështetjes për serbët në Kosovë. Vuçiç ka deklaruar se tubimi do të shërbejë si një mesazh kundër bllokadave dhe si një shenjë solidariteti.