Zbulohen emrat e të pandehurve të tjerë në dosjen e tunelit të Llogarasë
Janë zbardhur emrat e zyrtarëve të cilët janë marrë të pandehur në dosjen që lidhet me numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, në kuadër të aferës korruptive 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë.
Të pandehur janë marrë:
- Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës
- Evis Berberi
- Ish-kreu i ARRSH-së, Genian Gjyli
- Drejtor aktual i ARRSH-së, Erald Elezi
- Kreu aktual i KESH, Jetmira Dervishi
- Anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave, Mirzeta Kashica
- Anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave
Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, është marrë sot i pandehur dhe i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë në tendera”. Ndërsa për të pandehurit e tjerë, pritet të komunikohet akuza.
