Kili: Pesë turistë humbën jetën nga stuhia e borës në Patagoni
Pesë turistë humbën jetën kur një stuhi dëbore goditi Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit, në rajonin e Patagonisë, sipas autoriteteve lokale të martën.
Zëdhënësi i presidencës në rajonin Magallanes, José Antonio Ruiz, njoftoi se pesë persona humbën jetën: dy shtetas meksikanë, dy gjermanë dhe një grua britanike.
Katër persona të tjerë, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur gjallë.
Gjurmët e turistëve u humbën në një zonë të izoluar pasi një stuhi dëbore goditi rajonin me erëra që kalonin 190 km/orë, të krahasueshme me një uragan të fuqishëm.
Parku Kombëtar Torres del Paine ndodhet në pjesën jugore të Kilit, rreth 2,800 km nga kryeqyteti Santiago, dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit.
