Turizmi në Tiranë: Rekord vizitorësh të huaj në gusht

Në muajin gusht, shumica e turistëve të huaj zgjodhën të qëndronin në hotelet e Tiranës, duke treguar një preferencë të fortë për kryeqytetin gjatë pikës kulmore të verës.

Statistikat nga strukturat akomoduese konfirmojnë se Rajoni Qendror, ku përfshihen Tirana dhe Elbasani, tërhoqi numrin më të madh të vizitorëve të huaj në Shqipëri gjatë gushtit, me rreth 238 mijë persona. Krahasuar me këtë rajon, Rajonet Verior dhe Jugor patën një numër më të vogël vizitorësh.

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se në muajin gusht, strukturat akomoduese regjistruan një rritje të konsiderueshme si të numrit të vizitorëve, ashtu edhe të netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

  • Vizitorët totalë u rritën me 35,1%, ku vizitorët jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentët 21,6%.
  • Netë-qëndrimet totalë u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%.
  • Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,2%).

Sipas INSTAT, në gusht, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të akomoduar në Shqipëri vinin nga Kosova (21%), Polonia (12%) dhe Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% ishin nga vende të tjera.

INSTAT vlerëson se këto të dhëna pasqyrojnë tendencën e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, një rritje nga 59,6% në gushtin e vitit të kaluar.

Gushti rezultoi të jetë një muaj i suksesshëm për turizmin, pavarësisht luhatjeve të dukshme gjatë vitit për shkak të rritjes së çmimeve dhe një imazhi të ndikuar nga mungesa e ujit dhe ndërprerjet e energjisë në disa rajone.

Scroll to Top