Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania, largohet pas 5 vitesh

Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s

Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund kështu partneritetit me linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2018.

Ky lajm konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportojnë se bordi i drejtorëve të “Turkish Airlines” ka marrë vendimin për tërheqjen. Kompania ka njoftuar gjithashtu se “zhvillimet e rëndësishme do t’u komunikohen investitorëve në vijim”.

Struktura aktuale e aksionerëve të “Air Albania”-s përbëhet si më poshtë:

  • 49% “Turkish Airlines”
  • 41% MDN Investment
  • Pjesa e mbetur e aksioneve kontrollohet nga Albcontrol.
Scroll to Top