Die. Gus 19th, 2018

TURQI – “Hurjet” prezantohet në panairin e avionëve në Britani

ANKARA, 18 korrik  /ATSH-AA/ – Avioni i prodhimit turk “Hurjet” për stërvitje u prezantua në panairin ndërkombëtar në Farnborough, në Britani të Madhe dhe menjëherë tërhoqi vëmendje të madhe para të pranishmëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Industria turke për aviacionin dhe gjithësinë (TUSAS) krijoi “Hurjet” në kuadër të projektit të zhvillimit të avionit reaktiv për stërvitje dhe ofrimin e ndihmës.

Në panair u prezantua avioni pa pilot ANKA dhe helikopteri T-625 Ozgun, i planifikuar për t’u vënë në funksion për në shtator. Gjithashtu, në panair u demonstrua helikopteri Atak T-129, i cili është pika më e fortë e eksportit të Turqisë në aspektin e mbrojtjes.

Megjithatë, risia më e madhe e TUASAS ishte “Hurjet”, i cili tërhoqi vëmendjen e profesionistëve dhe amatorëve.

Në panairin për herë të parë u prezantua “prototipi statik” i avionit reaktiv “Hurjet”.

Pritet që prototipi i avionit shumë të shpejtë të kryejë testet fluturuese, ndërsa vënia në punë e këtij avioni planifikohet për në vitin 2023.

Gjatësia e avionit do të jetë 13.4 metra, krahët do të jenë me një gjatësi prej 11 metrash dhe lartësia e bishtit do të jetë katër metra./

/v.b/

Bota – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori