Mër. Dhj 19th, 2018

U kap me një sasi lënde eksplozive, arrestohet i riu nga Tirana

TIRANË, 11 nëntor . – Komisariati i Policisë Nr 6 në Tiranë, arrestoi në flagrancë 31 vjeçarin me iniciale F. K, banues në fshatin Pezë e Madhe pasi iu gjet një sasi me lëndë eksplozive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas një pune operative bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesë, në fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe tritol(150 gramë secili), një granate mesymese si dhe një sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /o.l/. /a.g/

Kategori