Pre. Sht 21st, 2018

U transferua te Inter, motra binjake e Nainggolan: Nuk donte të largohej nga Roma

Radia Nainggolan pak ditë më parë u bë zyrtarisht një lojtar i Interit pasi zikaltërit arritën marrëveshjen me Romën mbi bazën e 38 mln eurove.

Për këtë transferim ka folur sot për “Gazzeta dello Sport” motra binjake e futbollistit, Raina Nainggolan, e cila gjithashtu është futbolliste.

Si fillim ajo foli për Belgjikën e cila zgjodhi të shkonte në Botëror pa vëllanë e saj: “I kam parë thuajse të gjitha ndeshjet e Botërorit, por të shohësh Belgjikën pa Nainggolan është e dhimbshme. Ai e meriton kombëtaren. Isha e sigurt se do të ishte në skuadër, kështu që isha shumë i zhgënjyer.”

Ndërsa për transferimin e 30-vjeçarit te Inter Raina u shpreh: “Është pak për të ardhur keq që ai është larguar nga Roma. E di që ai dhe familja e tij do të jenë të lumtur në Milano, por ai donte të qëndronte. Ai do të japë gjithçka për ekipin e ri.

Gjithashtu Radja është i motivuar dhe po pret me padurim të fillojë sezoni. Inter ka një skuadër të mirë. Plus, me Spalletti-n, Radja mund të luajë ku të dojë.”

(e.k/InfoPasqyra/BW)

Kategori