Die. Dhj 9th, 2018

U zhvillua dje Kampionati Kombëtar në Bodybuilding & Fitness 2018 

TIRANË, 10 tetor/ATSH U zhvillua dje Kampionati Kombëtar në Bodybuilding & Fitness 2018. Kategoria me përplasjen më të fortë ishte ajo superiore dhe senior Men’s Physique +178 cm. Në këtë kategori u shpall kampion sportisti Elio Gjonaj me përmasa trupore 193 cm dhe peshë 90 kg.
Në këtë kategori konkurruan për çmimin e parë 7 sportistë.
Atmosfera në Akademinë e Arteve ishte elektrizuese dhe salla ishte e mbushur plot e përplot me mbështetës dhe simpatizantë të këtij sporti të ri, por që po përqafohet dita-ditës nga të rinjtë. Megjithëse rivaliteti ishte shumë i fortë, sportisti Elio Gjonaj arriti të rrëmbejë vendin e parë. Ky kampionat zhvillohet cdo vit dhe ka shumë konkurrentë që ndahen në kategori. /m.z/r.e/

Kategori