Wall Street Journal: I dërguari i Trump, Witkoff këshillon Ukrainën të mos kërkojë raketat Tomahawk, por
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka sugjeruar që Ukraina të kërkojë një përjashtim 10-vjeçar nga detyrimet ndaj Uashingtonit, në vend të raketave Tomahawk. Sipas raportimeve, Witkoff i shpjegoi Ukrainës se shtyrja e detyrimeve do të lehtësonte barrën mbi ekonominë e vendit, ndërsa “një grusht raketash” nuk do të zgjidhte asgjë.
Shtetet e Bashkuara kishin propozuar më parë një plan prej 28 pikash për zgjidhjen e konfliktit, i cili shkaktoi pakënaqësi në Kiev dhe në mesin e partnerëve evropianë, të cilët u përpoqën ta ndryshonin atë.
Më 23 nëntor, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina zhvilluan konsultime mbi planin dhe, sipas agjencisë së lajmeve RBC-Ukrainë, ranë dakord për shumicën e pikave të propozuara nga Uashingtoni. Disa pika kyçe u lanë për diskutim në një takim të ardhshëm midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, data e të cilit nuk është përcaktuar ende. Më vonë, Trump njoftoi se numri i pikave ishte reduktuar në 22.
