UEFA gjobit Realin për racizëm, mbyll stadiumin

UEFA gjobit Realin dhe mbyll pjesërisht stadiumin, shkak bëhet racizmi

UEFA ka njoftuar një gjobë për Real Madridin dhe mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje të ardhshme, si pasojë e “sjelljes raciste nga tifozët e tij” gjatë ndeshjes kundër Benfikës.

Mbyllja e pjesës jugore të stadiumit është pezulluar, çka do të thotë se do të zbatohet vetëm në rast të përsëritjes së shkeljes, siç është procedura standard në sanksionet e UEFA-s.

Në një deklaratë, thuhet:

  • “Real Madrid C.F. gjobitet me 15,000 € dhe urdhërohet të mbyllë pjesërisht stadiumin e tij (domethënë, 500 vende ngjitur në tribunën e poshtme jugore) për ndeshjen e ardhshme të garave të klubeve të UEFA-s ku Real Madrid C.F. luan si ekip vendas, për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj.”

UEFA sqaron më tej se sanksioni nuk do të zbatohet menjëherë, por vetëm nëse ky lloj sjelljeje përsëritet në garat e ardhshme të klubit:

  • “Mbyllja e stadiumit të lartpërmendur është pezulluar për një periudhë prove prej një (1) viti, nga data e këtij vendimi.”
Scroll to Top