Hën. Nën 19th, 2018

UEFA me sytë nga futbolli femrave, edhe Shqipëria përfituese

TIRANË, 15 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ – Federata Europiane e Futbollit ka hedhur sytë nga futbolli i femrave, duke shtuar fondet për këtë kategori.

Sipas UEFA-s, prej vitit 2020 financimet për projektet e përfshira në programin “Hat Trick” do të shtohen me 50%. Kjo do të thotë që çdo federatë europiane do të përfitojë 150,000 euro shtesë në vit, për të rritur futbollin e femrave, që sipas UEFA-s ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Seferin e ka prioritet futbollin e femrave dhe këtë e ka pasqyruar në shumë vendime të marra prej tij, duke nisur nga Topi i Artë për femra, Liga e Kampioneve për femra… etj. /r.e/

Kategori