Banka Botërore do t’i dhurojë Ukrainës 40 milionë dollarë për riparimin e sistemit energjetik.
Banka Botërore do t’i ofrojë Ukrainës një financim prej 40 milionë dollarësh për Kompaninë Kombëtare të Energjisë Ukrenergo. Këto fonde do të përdoren për blerjen e pajisjeve të nevojshme për rivendosjen e sistemit energjetik, i cili është dëmtuar nga sulmet ruse.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Parë i Ukrainës dhe Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, përmes një postimi në rrjetin social “X”. Deklarata u bazua në rezultatet e bisedimeve me Drejtoreshën Menaxhuese për Operacionet në Bankën Botërore, Anna Byerde.
“Kam folur me Anna Byerde. E falënderova Bankën Botërore për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj vendit tonë, dhe në veçanti ndaj sistemit tonë energjetik. Ramë dakord për ndihmë të mëtejshme: Banka Botërore planifikon t’i dërgojë deri në 40 milionë dollarë Ukrenergos për blerjen e pajisjeve të nevojshme për restaurimin e sistemit energjetik. Po punojmë së bashku për të forcuar sistemin,” shkroi Shmyhal.
