Ukraina në udhëkryq: Presioni amerikan për marrëveshje, kërcënimet ruse dhe shqetësimi evropian
Ndërsa në Kiev po përballet me një krizë korrupsioni, Shtetet e Bashkuara po shtojnë presionin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. I dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të zhvillojnë një takim me një delegacion ukrainas në Florida, ndërsa më pas Witkoff do të udhëtojë drejt Moskës.
Publikimi i një regjistrimi ku Witkoff jepte këshilla se si të komunikonte me Presidentin Trump ndaj një zyrtari rus ka shtuar shqetësimin në Kiev. Nga ana tjetër, Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë luftën “derisa të rimarrë territoret” që kërkon, duke vlerësuar se propozimet e Trumpit mund të shërbejnë si bazë negociate, megjithëse ende nuk ka një vendim final nga Kremlini.
Evropa mbetet e shqetësuar për këtë situatë. Kryeministri polak Donald Tusk e cilësoi “kombinim fatal” krizën politike në Kiev dhe vizitën e Viktor Orbanit në Moskë, duke shprehur frikën se paqëndrueshmëria në Ukrainë mund të dëmtojë unitetin perëndimor kundër Rusisë.
