Ukraina pezullon ministrin e Drejtësisë pas skandalit 100 milionë dollarësh për energjinë
Ministri ukrainas i Drejtësisë, German Galushchenko, është pezulluar nga detyra për shkak të një skandali të dyshuar korrupsioni në sektorin energjetik të vendit, të zbuluar nga Byroja Speciale Anti-Korrupsion (SAPO).
Agjencia AFP raportoi se autoritetet pretendojnë se Galushchenko ishte i përfshirë në një skemë korrupsioni prej 100 milionë dollarësh, të orkestruar nga Timur Mindich, një aleat i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, dhe se ka përfituar personalisht nga ky komplot.
Megjithatë, Reuters theksoi se ministria konfirmoi se ai ishte subjekt i një hetimi aktiv, por nuk specifikoi nëse ky hetim lidhej me rastin e korrupsionit në sektorin e energjisë.
Kryeministrja Yulia Svyrydenko njoftoi në rrjetet sociale se vendimi ishte marrë gjatë një mbledhjeje urgjente qeveritare. Detyra e Galushchenkos iu ngarkua zv/ministres së Drejtësisë për Integrimin Evropian, Lyudmila Suhak.
Galushchenko u shpreh se pajtohet me vendimin e qeverisë, duke e cilësuar “një skenar të civilizuar dhe të përshtatshëm” pezullimin për kohëzgjatjen e hetimit. “Do ta mbroj veten në arenën ligjore dhe do ta vërtetoj qëndrimin tim,” shtoi ai.
