Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme.
Në një komunikim me gazetarët, presidenti ukrainas shtoi se Kievi kishte dërguar ekspertë ushtarakë në të paktën katër vende në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat shkaktuan një valë hakmarrjeje me dronë.
“Ne dërguam ekspertët tanë ushtarakë në Lindjen e Mesme, përfshirë specialistë në interceptimin e dronëve dhe luftën elektronike. Ne u treguam disa vendeve se si të punonin me interceptorët. A i shkatërruam ato? Po, i shkatërruam. A e bëmë këtë vetëm në një vend? Jo, në disa vende,” tha ai.
