Ukraina shkatërron 160 objekte ruse të naftës dhe energjisë

Ukraina ka shkatërruar rreth 160 objekte ruse të naftës dhe energjisë këtë vit.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk. Ai tha se sulmet do të vazhdojnë me qëllim të reduktimit të aftësisë financiare të Rusisë për të mbështetur luftën në Ukrainë.

Malyuk theksoi gjithashtu se Ukraina ka shkatërruar një raketë ruse me rreze të mesme veprimi, Oresnik, gjatë një operacioni të veçantë në verën e vitit 2023. Ky operacion, sipas tij, u krye në bashkëpunim nga SBU, Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës (GUR) dhe Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme, dhe u cilësua si “100% i suksesshëm”.

Scroll to Top