Ukraina sulmon fabrikën ruse të karburantit raketor

Ukraina sulmon me dron fabrikën ruse të prodhimit të karburantit për raketa

Një fabrikë ruse, e specializuar në prodhimin e komponentëve për karburant raketor, është sulmuar sot nga dronë ukrainas, siç njoftoi një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Sipas tij, në këtë fabrikë prodhoheshin komponentë për raketat ruse të llojit cruise X-55 dhe X-101, si dhe produkte të tjera të lidhura me naftën dhe karburantin ajror.

Sulmi ka shkaktuar një zjarr të madh brenda ambienteve të fabrikës.

“Edhe një ndërprerje e përkohshme e prodhimit ndërlikon ndjeshëm furnizimin e armikut me karburant raketor dhe ul aftësinë e tij për të ruajtur intensitetin e bombardimeve raketore ndaj qyteteve tona,” theksoi zyrtari i SBU-së.

Scroll to Top