Mër. Tet 17th, 2018

UKT në shërbim të qytetarëve, hapur edhe të shtunën

TIRANË, 13 tetor. – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për të garantuar shërbime cilësore ndaj qytetarëve do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë.

UKT me anë të një njoftimi bën me dije se, pikat e saj do të qëndrojnë të hapura ditën e shtunë nga ora 08:00-13:00, ku qytetarët do të mund të kryejnë shërbime ose të paraqesin ankesat e tyre lidhur me defektet etj.

Për të përmirësuar rrjetin e ujit të pijshëm, atë të kanalizimeve, UKT është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë kryeqytetin./m.z/e.caushi/

Kategori