Mër. Jan 23rd, 2019

UKT riparon defektin në rrugën “Bardhok Biba”

TIRANË, 13 dhjetor. – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka riparuar në kohë mjaft të shpejtë rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”.

Ndërhyrja e ekipeve të UKT erdhi pas njoftimit të qytetarëve në numrin e gjelbër të vendosur nga ndërmarrja 08004488, i cili është në shërbim të qytetarëve 24 orë në 24.

UKT bën me dije se fal edhe bashkëpunimit të ngushtë që ka patur me qytetarët, defekti është riparuar në një kohë mjaft të shpejtë, duke mos penguar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve./e.caushi/

Kategori