Hën. Dhj 17th, 2018

Uli Hënes provokon “Juventusin”

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Presidenti i “Bayern Munchen” Uli Hënes gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se blerja e CR7 në moshën 33 vjeçare me vlerën 100 milionë euro nuk është një zgjedhje e zgjuar.

“Uli Hënes duhet të uroj që “Bayern Munchen” i tij të mos ketë përballë “Juventusin” dhe Cristiano Ronaldon në Ligën e Kampionëve, pasi deklaratat e tij janë tipike fjalë që motivojnë një futbollist si CR7”, shkruan “Tuttosport”.

“Presidenti i “Bayern Munchen” ka folur për gazetën gjermane “Bild”, dhe ka kritikuar “Juventusin” për investimin e bërë këtë verë. Një diskutim që për momentin nuk gjen një argument të arsyeshëm, pasi CR7 ka shënuar me “Juventusin” 10 gola në 14 javë dhe 1 në pesë ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, vijon “Tuttosport”.

“Është 33 vjeç dhe do na kushtonte 100 milionë euro. Një transferim që s’do e kisha ndërmarrë kurrë. Po të ishte 24-vjeç Ronaldo, transferimi i tij duhej bërë me sy mbyllur”, mësohet të ketë deklaruar Uli Hënes për “Bild”, raporton “Tuttosport” /a.g/

Kategori