Ulja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Shqipëri

Nafta ulet sërish, benzina zbret në nivelin e paraluftës

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke zbritur edhe me 3 lekë për litër në 187 lekë për litër. Ndërkohë, benzina ka arritur në nivelet e paraluftës, duke u shitur me 174 lekë për litër.

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 28 maj 2026, vendosi si më poshtë:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil standard SSH EN 590) të mos kalojë 187 lekë/litri, dhe çmimi me shumicë të mos kalojë 175 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës (standard SSH EN) të mos kalojë 174 lekë/litri, dhe çmimi me shumicë të mos kalojë 162 lekë/litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot, më 28 maj, në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të bordit.

Operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim. Shkeljet do të rezultojnë në pezullimin e aktivitetit.

Ministritë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Financave, si dhe Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, në rast se çmimi me pakicë i naftës kalon 220 lekë/litër, ose i benzinës kalon 200 lekë/litër, zbatohet 80% e akcizës. Pasi çmimet aktuale të naftës dhe benzinës janë nën këto kufij, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, pra 100%.

Scroll to Top