Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit:
- Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 196 lekë/litër, nga 206 që ishte.
- Çmimi i shitjes me shumicë i naftës nuk do të jetë më shumë se 184 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës nuk do të jetë më shumë se 180 lekë/litër, nga 184 që ishte.
- Çmimi i shitjes me shumicë i benzinës nuk do të jetë më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.
Njoftim plotësues:
- Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me shumicë i gazoilit nuk do të jetë më shumë se 184 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës së standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me shumicë i benzinës nuk do të jetë më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 7, ora 12:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM:
Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lekë/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
