Ulja e çmimit të naftës: 207 lekë/litër

Ulet me 8 lekë çmimi i naftës, do të shitet me 207 lekë për litër

Sot janë caktuar çmimet e reja të naftës nga Bordi i Transparencës. Nafta pritet të shitet me 207 lekë për litër, ndërsa benzina me 174 lekë për litër.

Njoftim nga Bordi i Transparencës:

  • Në datën 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 15 Prill, në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lekë/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës.

Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet aktuale janë nën kufirin e parashikuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026. Për rrjedhojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Scroll to Top