Ulje akcize karburant: Do të ulen çmimet, por rritje shqetësuese

Ulja e akcizës pritet të reduktojë çmimin e karburantit me 8-10 lekë për litër.

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se, në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas rivendosjes së Bordit të Transparencës, ka ulur me 20% akcizën për karburantet.

Sa përkthehet kjo ulje në vlerë? Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër. Një ulje e akcizës me 20% do të thotë që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH. Kjo sjell një kursim prej 8 lekësh për kompanitë, i cili automatikisht duhet të reflektohet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së.

Gjatë ditës së djeshme, çmimi i naftës në pikat kryesore të tregtimit u rrit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 2014 lekë. Ky është niveli më i lartë që nga kriza e luftës Rusi-Ukrainë. Në bursa, nafta po tregtohet me 100 dollarë për fuçi.

Në fund të shkurtit, para fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, një litër naftë tregtohej në vend me 170-175 lekë për litër, ndërsa në bursa çmimi ishte midis 65-70 dollarë për fuçi.

Scroll to Top