Die. Dhj 16th, 2018

“Unaza e Madhe”, Basha: Shpronësimi garantohet me ligj

TIRANË, 21 nëntor. – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në forumin e “Studentët për qeverisjen e mirë” ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin në rastin e banorëve të “Astirit”. Kreu i PD theksoi se projekti i “Unazës së Madhe” është korruptiv dhe sipas tij, shpronësimi i banorëve që preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi”, – theksoi Basha./e.caushi/

Kategori