Pre. Sht 21st, 2018

Universiteti Bujqësor 1250 kuota të paplotësuara

TIRANË, 7 shtator . Për maturantët që synojnë të nisin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës mundësitë janë të mëdha, pasi janë ende bosh rreth 1250 kuota.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ende bosh rreth 1250 kuota nga 2246 të tilla që ky institucion ofron. Interes të lartë ka pasur për 4 degë të reja të cilat janë plotësuar në masën 50%.

Universiteti Bujqësor ofron 23 programe studimi në Bachelor dhe për këtë vit numri i aplikantëve ka qenë rreth 13 mijë.

/m.z/

Kategori