Mar. Tet 23rd, 2018

Universiteti i Gjirokastrës, degë të reja për studentët

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër pritet të çelë për vitin akademik 2018-2019 , 5 programe të reja studimi profesionale 2-vjeçare. Kjo sipas stafit akademik do të rrisë frekuentimin e universitetit, në një kohë që numri i maturantëve është përgjysmuar në rang qarku, prej migrimit drejt qendrës së vendit apo prej emigracionit të familjeve të reja.

Rektori Bektash Mema tha se degë të tilla si udhërrëfyes turistik, edukatore për moshat deri 3 vjeç, asistent ekonomist apo asistent menaxher në çështje të turizmit do të ofrojnë profesione shumë të kërkuara prej tregut aktual.

Gjatë vitit akademik që sapo është mbyllur universiteti i Gjirokastrës rrezikoi mbylljen e pesë degëve të studimit. Vetëm 238 studentë të rinj u ulën për herë të patë në auditoret e këtij universiteti, ku studiojnë në total rreth 1500 studentë.

Edhe numri i studentëve si ai i maturantëve është përgjysmuar krahasuar me pesë vite më parë. Numër shumë të ulët regjistrimesh kanë patur degët matematikë-fizikë, gjuhë greke, gjuhë italiane të cilat nuk e kanë kaluar pragun e 10 studentëve të regjistruar.

InfoPasqyra/tch

Kategori