Moti i keq/ Shembet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në bashkinë e Dropullit. Ura e Glinës është dëmtuar pjesërisht, duke bllokuar lidhjen me pesë fshatra të zonës së Rrëzës së Zezë: Glinë, Radat, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme dhe Vrahogoranxi.
Gjithashtu, është ndërprerë qarkullimi edhe për fabrikën e Glinës, një nga subjektet kryesore ekonomike të zonës.
